Modriq: Tashmë kam sjell vendim për të ardhmen time në reprezentacion, por ende nuk dua ta zbuloj
- Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriq ka folur për turneun e ardhshëm të Ligës së kombeve dhe karrierën e tij me kombëtaren.
- Post By Fami Bajrami
- 10:36, 14 qershor, 2023
Roterdam, 14 qershor 2023 (MIA) - Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriq ka folur për turneun e ardhshëm të Ligës së kombeve dhe karrierën e tij me kombëtaren.
"Më pëlqen gjithmonë të luaj për reprezentacionin. E gjithë kjo më jep emocione gëzimi. Përderisa mund të ndihmoj kombëtaren, nuk ka arsye të mos jem aty. Ndeshja kundër Holandës do të jetë e vështirë. Do të përballemi me një skuadër të re me lojtarë të fortë që janë rikthyer në nivelin më të lartë dhe do të luajnë në shtëpi. Për fat të mirë, shumë tifozë tanë do të na mbështesin dhe ky do të jetë motiv shtesë. Për momentin mendimet e mia janë të lidhura me Ligën e kombeve, ndërsa për karrierën time do të mund të flitet pas turneut. Tashmë kam marrë një vendim për të ardhmen time në reprezentacion, por ende nuk dua ta zbuloj", ka thënë Modriq për faqen e UEFA-s.
Përfaqësuesja e Kroacisë do të luajë sonte nga ora 20:45 në Roterdam me Holandën në ndeshjen gjysmëfinales së Ligës së kombeve.
Foto: EPA