• e shtunë, 27 korrik 2024

Modriq: Reali paradokohe e ka fituar Liverpulin në "Enfild", shpresojmë se do ta bëjmë atë sërish

Modriq: Reali paradokohe e ka fituar Liverpulin në

Madrid, 21 shkurt 2023 (MIA) - Fudbollisti i Real Madridit, Lluka Modriq i ka ndarë pritjet e tij nga ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve kundër Liverpulit.

"Kemi një ndeshje të rëndësishme dhe të vështirë kundër një ekipi të madh në stadium historik, plotë me tifozë të pabesueshëm. Do të duhet të punojmë me shumë mund që të arrijmë rezultat pozitiv. Duhet të japim gjithçka nga vetja, të veprojmë të bashkuar si ekip dhe t'i ndihmojmë njëri tjetrit. Si edhe çdoherë, e kemi analizuar shumë kundërshtarin, shumë mirë i njohim lojtarët e Liverpulit, pasi shpesh kemi luajtur kundër tyre. Jo shumë moti, ne i fituam këtu në 'Enfildf' dhe shpresojmë se do ta përsërisim këtë", deklaroi Modriq për ueb faqen zyrtare të "Klubit mbretëror".

Ndeshja mes Liverpulit dhe Real Madridit luhet sonte me fillim në ora 21.

Në sezonin 2020/21, Real i Madridit ka luajtur me Liverpulin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Atëherë Reali fitoi me rezultat 3:1 në ndeshjen e parë në Angli, ndërsa në ndeshjen kthyese në Madrid luajtën baraz pa gola.

Reali i Madridit po ashtu e fitoi Liverpulin me rezultatin 1:0 në finalen e Ligës së kampionëve sezonin e kaluar. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR