• e shtunë, 27 korrik 2024

Modriq do të mungojë në ndeshjen kundër Napolit

Modriq do të mungojë në ndeshjen kundër Napolit

Madrid, 28 nëntor 2023 (MIA) - Luka Modriq do të mungojë në ndeshjen e Real Madridit kundër Napolit në Ligën e Shampionëve.

Mesfushori i Realit nuk ka stërvitur me bashkëlojtarët për shkak të lodhjes së madhe. Megjithatë, ai nuk ka lëndime serioze.

Modriq do të mungojë në ndeshjen kundër Napolit në kuadër të xhiros së 5-të të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Kroati pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Granadës apo Betisit në La Ligën spanjolle.

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Napolit do të luhet nesër në mbrëmje me fillim në orën 21.

Reali tashmë ka siguruar një vend në plejof të ndeshjen elitare të futbollit. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR