• e mërkurë, 24 korrik 2024

Modriq: Ançeloti e meriton të qëndrojë në Real

Modriq: Ançeloti e meriton të qëndrojë në Real

Madrid, 18 maj 2023 (MIA) – Mesfushori i Real Madridit, Lluka Modriq deklaroi se trajneri Karlo Ançeloti meriton ta mbajë detyrën në klubin madrilen.

" Ançeloti meriton të vazhdojë në Real Madrid. Në mandatin e tij të dytë, ai fitoi çdo trofe të mundshëm me ekipin. Sezoni i kaluar ishte i mahnitshëm, por këtë herë nuk e kaluam pengesën e parafundit. Ne treguam rezultate mjaft të mira në Kupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve. Prandaj, nuk kam dyshim se Ançeloti do të qëndrojë", theksoi Modriq.

Real Madridi ka humbur mbrëmë nga Mançester Siti me rezultatin 4:0 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe me një total prej 5:1 ka humbur përballjen me “qytetarët”.

Mançester siti do të luajë me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor në Stamboll. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR