M-NAV: Me Ministrinë e Mbrojtjes dhe EVN-në rrisim sigurinë e trafikut ajror
- M-NAV, Ministria e Mbrojtjes dhe EVN-ja kanë rënë dakord për bashkëpunim për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të pajisjeve në majën e malit "Solunska gllava". Në lartësitë mbi 2.500 metra, për shkak të kushteve të ndryshueshme të motit, njoftuan sot nga M-NAV, mund të ketë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:54, 7 mars, 2025

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - M-NAV, Ministria e Mbrojtjes dhe EVN-ja kanë rënë dakord për bashkëpunim për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të pajisjeve në majën e malit "Solunska gllava". Në lartësitë mbi 2.500 metra, për shkak të kushteve të ndryshueshme të motit, njoftuan sot nga M-NAV, mund të ketë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike.
Për të shmangur dhe reduktuar ngjarje të tilla që lidhen me kontrollin e fluturimeve, të tre institucionet zhvilluan dje një takim koordinues.
"Stabiliteti i funksionimit të pajisjeve udhëzuese me saktësi të aeoplanëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë e trafikut ajror. Deri më tani ky segment është lënë pas dore dhe injoruar. Menaxhmenti i ri i M-NAV është i përkushtuar që të sigurojë që ky segment i operacioneve të Kompanisë të mos margjinalizohet. Në përputhje me rekomandimet e autoriteteve ndërkombëtare dhe vendase të aviacionit, po punojmë për ngritjen e sigurisë së trafikut ajror në një nivel më të lartë, në bashkëpunim me palët e tjera të interesuara, sidomos ARM-ja dhe MPB-ja", tha Kliment Çepunjoski, drejtor ekzekutiv për teknologji të aviacionit në M-NAV dhe anëtar i Bordit të drejtorëve.
Siç thuhet në komunikatë, M-NAV, Ministria e Mbrojtjes dhe EVN janë pajtuar që të mbajnë takime të rregullta koordinuese. qa/
Foto: M-NAV