• e hënë, 23 dhjetor 2024

MMJPH zgjeron bashkëpunimin me Bankën Evropiane të Investimeve

MMJPH zgjeron bashkëpunimin me Bankën Evropiane të Investimeve

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA)- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti diskutoi sot me drejtorin e zyrës së Bankës Evropiane për Investime (IEB) në Shkup, Bjern Gabriel, për bashkëpunimin aktual dhe përmirësimin e koordinimit, me fokus të veçantë, për infrastrukturën dhe projektet nga sfera e transportit, energjisë dhe mjedisit, fusha të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe për arritjen e standardeve evropiane dhe progresin në reforma.

Mexhiti dhe Gabriel diskutuan për rëndësinë e projekteve aktuale të financuara nga BEI, siç është impianti për trajtimin e ujit në Shkup, si dhe për shkallën e realizimit të Projektit për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti dhe Gabriel theksuan se bashkëpunimi ndërmjet BEI-t dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë edhe më mirë i koordinuar në të ardhmen dhe do të jetë me përfitim konkret për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.

Mexhiti konfirmoi se BEI është partneri ynë tradicional dhe mbështetës i projekteve që kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit dhe që kontribuojnë në përparimin e procesit të integrimit evropian.

MMJPH

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR