• e premte, 05 dhjetor 2025

MMJPH: Matje indikuese të grimcave të ngurta të pezulluara – PM10 në Trubarevë

MMJPH: Matje indikuese të grimcave të ngurta të pezulluara – PM10 në Trubarevë

Shkup, 20 shtator 2025 (MIA) - Koncentrimet mesatare të grimcave PM10 janë brenda kufijve të lejuar, njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në kuadër të monitorimit të rregullt të cilësisë së ajrit ambienal, janë kryer matje indikuese të grimcave të ngurta të pezulluara – fraksioni PM10 në pikën matëse në zonën e Trubarevës.

Sipas MMJPH-së, matjet janë realizuar në 24 orët e fundit përmes një sistemi automatik, duke përdorur metodën dhe pajisjet në vijim: AMBICON RTM – PM, nefelometër për matje dhe regjistrim në kohë reale të koncentrimeve të grimcave PM10, me rreze drite dhe ciklon selektor me rrjedhje prej 2 l/min. Instrumenti: ES-642, METONE, SHBA – i certifikuar për monitorim indikiues sipas standardeve MCERTS të Mbretërisë së Bashkuar. Rezultatet e matjeve: Koncentrimi mesatar: 9.7 µg/m³,  Vlera maksimale e matur: 28.2 µg/m³, Vlera momentale (në momentin e përfundimit të matjes): 20.1 µg/m³. Sipas të dhënave të marra, koncentrimet mesatare të grimcave PM10 gjatë kësaj periudhe janë brenda kufijve të lejuar dhe nuk e tejkalojnë vlerën kufitare 24-orëshe të përcaktuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut. Këto vlera janë në përputhje me Udhëzimin për vlerat kufitare dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin ambienal", njofton MMJPH.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor thekson se vazhdimisht e monitoron cilësinë e ajrit, me qëllim të informimit të duhur dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR