• e premte, 05 dhjetor 2025

MMJPH: Matje indikative në zonën e Trubarevës tregojnë se përqendrimet e PM10 janë të sigurta dhe nuk e tejkalojnë kufirin e lejuar

MMJPH: Matje indikative në zonën e Trubarevës tregojnë se përqendrimet e PM10 janë të sigurta dhe nuk e tejkalojnë kufirin e lejuar

Shkup, 22 shtator 2025 (MIA) - Matjet indikative të grimcave të pezulluara – fraksioni PM10 në dy lokacione në zonën Trubarevë tregojnë se përqendrimet e PM10 janë të sigurta dhe nuk e tejkalojnë limitin ligjor, njofton nga MMJPH.

Rekomandohet monitorim i vazhdueshëm pranë vendit të zjarrit, veçanërisht gjatë aktiviteteve të pastrimit dhe rehabilitimit të vendit.

"Rezultatet kryesore tregojnë përqendrime mesatare të PM10: 36–44 µg/m³, të gjitha brenda kufirit të lejuar 24-orësh prej 50 µg/m³. Elementet e përfshira në grimca (Na, Mg, Al, Si, S, K, Ca, Fe, Cu, Zn, Pb dhe të tjerët) janë brenda vlerave normale për zonat urbane. Përqendrimet e PM10 janë të sigurta dhe nuk e kalojnë kufirin ligjor. Rekomandohet monitorim i vazhdueshëm pranë vendit të zjarrit, veçanërisht gjatë aktiviteteve të pastrimit dhe rehabilitimit të zonës", qëndron në kumtesën e MMJPH. 

Rezultatet vlejnë vetëm për vendet dhe periudhën e matjes të përmendura dhe mund të përdoren vetëm në tërësi. Ministria do të vazhdojë të monitorojë rregullisht cilësinë e ajrit dhe të informojë publikut në kohë.

"Rezultatet vlejnë vetëm për vendet dhe periudhën e matjes të përmendura dhe mund të përdoren vetëm në tërësi. Ministria do të vazhdojë të monitorojë rregullisht cilësinë e ajrit dhe të informojë publikut në kohë", thuhet në kumtesën e MMJPH. 

Sipas kërkesës së Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Teknike, Laboratori AMBICON, ka kryer matje indikative të grimcave të pezulluara – fraksioni PM10 në zonën e Trubarevës, gjatë periudhës 14–18 shtator 2025. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR