• e mërkurë, 22 janar 2025

MMJPH: Fondet e BEI-t do të zëvendësojnë rrjetin e ujësjellësit me asbest çimento në Strugë

MMJPH: Fondet e BEI-t do të zëvendësojnë rrjetin e ujësjellësit me asbest çimento në Strugë

Shkup, 17 janar 2025 (MIA)- Në kuadër të projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut” të ofruara nga Banka Evropiane për Investime dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të ndahen përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si fonde të pakthyeshme për komunat është lidhur kontrata për “Zëvendësimin e rrjetit të ujësjellësit me asbest çimento në qytetin e Strugës”.

Kontrata është lidhur në mes të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe kontraktorit të përzgjedhur “Markovski K73 SHPKNJP” nga Struga. Ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit asbest-çimento në qytetin e Strugës do të zhvillohet në 18 muajt e ardhshëm, i cili do t'u sigurojë banorëve të qytetit të Strugës një furnizim më cilësor me ujë dhe zëvendësimi i tubave të ujit të asbest çimentos me tuba të rinj të cilësisë së lartë do të kontribuojë shumë në përmirësimin e cilësisë së ujit, mbrojtjen e mjedisit, dhe do të reduktohen humbjet e ujit. Shuma e investimit është 76 milionë denarë.

Me këto 50 milionë euro shtesë ndaj 100 milionë eurove të akorduara më parë nga Qeveria, po bëjmë një hap përpara në forcimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pa përjashtim, sepse fondet janë në dispozicion të të gjitha komunave në vend pa përjashtim.

Shkalla e realizimit të këtyre fondeve është afërsisht 20 për qind e shumës totale dhe në përputhje me dokumentacionin e miratuar të projektit dhe dokumentacionin e furnizimit për realizimin e projekteve të dërguara nga komunat dhe të miratuara nga Njësia për zbatimin e Projekteve të MMJPH-së në periudhën e ardhshme pritet përshpejtim i dinamikës së zbatimit.

QËNDRONI TË LIDHUR