• e shtunë, 21 dhjetor 2024

MMJPH: Është përgatitur Strategji nacionale për menaxhim me mbeturinat (2024-2036)

MMJPH: Është përgatitur Strategji nacionale për menaxhim me mbeturinat (2024-2036)

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) përgatiti projektin e Strategjisë nacionale për menaxhim me mbeturinat (SNMM) për periudhën 2024-2036 dhe për të njejtën zbaton procedurë për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor, në pajtim me obligimet ligjore dhe përcaktimet strategjike për mbrojtje të mjedisit jetësor përmes vendosjes së sistemit shumëvjeçar dhe të qëndrueshëm për menaxhim me mbeturinat.

Nga MMJPH sot informuan se SNMM 2024-2036 e paraqet politikën nacionale për menaxhim me mbeturinat në Maqedoni të Veriut dhe paraqet pikë fillestare për përgatitje dhe implementim të sistemit të integruar dhe ekonomik për menaxhim me mbeturinat, i harmonizuar me legjislaturën nacionale dhe të BE-së dhe kërkesa për mbeturinat.

Projekt strategjia dhe Raporti për vlerësim strategjik janë të kapshme në faqen e internetit të MMJPH-së, në pjesën e "Kumtesave" (www.moepp.gov.mk), si pjese e kontrollit (19.09.2024 - 19.09.2024). Me qëllim të përfshirjes më të gjerë të opinionit të interesuar dhe të prekur, u organizuan 6 debate publike në vend (Tetovë, Shtip, Strumicë, Ohër, Manastir dhe Shkup). ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR