• e martë, 26 nëntor 2024

MM dhe Armata dërguan një rimorkiator me ndihmë humanitare drejt Turqisë

MM dhe Armata dërguan  një rimorkiator me ndihmë humanitare drejt Turqisë

Shkup, 11 shkurt 2023 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes dhe Armata sot dërguan një rimorkiator me ndihmë humanitare që përbëhet prej 5.000 batanijeve dhe 200 bartëseve sanitare për ndihmë të shpejtë.

Paketimi dhe transporti i ndihmës humanitare, kanë informuar nga MM është realizuar në bashkëpunim me Odën ekonomike Maqedoni-Turqi.

Dërgesa do të dorëzohet për në qytetin Batman në pjesën juglindore të Turqisë e cila u godit nga tërmeti katastrofik.

Ndryshe, ndihma është realizuar konform vendimit qeveritar për ndihmë humanitare në mjete materiale për Republikën e Turqisë.

QËNDRONI TË LIDHUR