• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mjete për menaxhimin me mbeturina në vlerë prej 10,7 milion euro për komunat e rajoneve Jugperëndimore dhe të Pellagonisë

Mjete për menaxhimin me mbeturina në vlerë prej 10,7 milion euro për komunat e rajoneve Jugperëndimore dhe të Pellagonisë

Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) - Në Qeveri sot do të nënshkruhet marrëveshja për furnizimin e pajisjeve të menaxhimit me mbeturinat në vlerë prej rreth 10,7 milion euro, e cila do të ndihmojë 18 komuna nga rajonet Jugperëndimore dhe të Pellagonisë për të rivendosur një sistem modern për menaxhimin e mbeturinave sipas standardeve evropiane, njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

Në ngjarje do të mbajnë fjalim ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikit Hapësinor dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ndërsa është paraparë edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të BERZH-it. qa/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR