• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Mjekë pa kufij" kumtuan se kanë gjetur trupa të 11 migrantëve në afërsi të bregut libian

Romë, 9 qershor 2024 (MIA) - Organizata "Mjekë pa kufij" kumtoi se ka gjetur trupa të pajetë të 11 migrantëve në afërsi të bregut libian dhe i ka dërguar në një anije të rojes bregdetare italiane në ishullin Lampeduza.

Mijëra migrantë nga Afrika e Veriut tentojnë të arrijnë deri te ky ishull në Itali.

"Mjekët pa kufij" kumtuan se anija e tyre e shpëtimit "Geo Barenc" i ka gjetur trupat pas operacionit të shpëtimit, i cili ka zgjatur më shumë se nëntë orë. Nuk është e qartë nëse migrantët kanë qenë viktima të fatkeqësisë paraprake të anijes, por ata i janë dorëzuar anijes italiane pasi tentimet për t'u kontaktuar roja bregdetare libiane që t'i marrë trupat, kanë mbetur pa përgjigje. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR