Mjegull me dukshmëri deri në 50 metra në Manastir, Prilep, Kërçovë dhe Makedonski Brod, deri në 100 metra ka në aksin rrugor Hipodrom-Petrovec
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa, kumtuan nga LAMM. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri prej 50 metra ka në Manastir, Prilep, Kërçovë dhe Makedonski Brod, ndërsa mjegull me dukshmëri deri në 100 metra ka në aksin rrugor Hipodrom-Petrovec dhe në rajonin e Vardarit.
- Post By Sara Ademi
- 12:18, 21 dhjetor, 2023
Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa, kumtuan nga LAMM. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri prej 50 metra ka në Manastir, Prilep, Kërçovë dhe Makedonski Brod, ndërsa mjegull me dukshmëri deri në 100 metra ka në aksin rrugor Hipodrom-Petrovec dhe në rajonin e Vardarit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s