Mjegull ka në qafën malore Pletvarë, Gjavotë dhe qafën malore Krushevë, borë me intensitet të dobët në rrugën Kriva Pallankë - Deve Bair
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Mbetje të vogla të borës ka në qafën malore nga (fshati Lisec - Kodra e Diellit) të cilat mbahen në rrugë. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në rrugën (Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair) e cila nuk qëndron në rrugë dhe dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka në qafë malore Pletvar deri 30m, Gjavatë prej 100m dhe qafën malore Krushevë deri 40m.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:57, 10 shkurt, 2026
You need to login to view this page