• e diel, 22 dhjetor 2024

Mizrahi: Konkludimet të cilat i lexova para Komisionit anketues nuk kanë narrativë politike

Mizrahi: Konkludimet të cilat i lexova para Komisionit anketues nuk kanë narrativë politike

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Konkludimet të cilat i lexova para Komisionit anketues nuk kanë narrativë politike, në to nuk ka asnjë fjalë politike, iu parashtruan të gjitha mediumeve, ndërkaq kanë të bëjnë me përgjegjësitë, përkatësisht cekin persona të cilët i kanë anasahkaluar ligjet në funksionimin e tyre. Këtë sot e theksoi deputetja Rashela Mizrahi, kryetare e Komisionit kuvendor anketues për skandalin me Klinikën për onkologji.

"Plotësisht, vendosa të flitet për ata persona të cilët ishin funksionarë aktual gjatë vitit 2021 në sistemin shëndetësor, duke mos hyrë në vitet e tjera për shkak se edhe vetë mandati, që e kemi prej vitit 2020, të gjithë ne si deputetë, si dhe për shkak se si dokument themelor sillet raporti nga Enti shtetëror për revizion", tha Mizrahi.

Nga ana tjetër, ajo konsideron se propozim konkludimet nga shumica janë shumë të përgjithshme.

Ajo tha se ka parë se në sistem ka faktorë të cilët e kanë luajtur rolin e "asgjë nuk dëgjova, asgjë nuk kam parë dhe asgjë nuk kam folur, ndërsa për atë, çmimin e kanë paguar qytetarët, pacientët, si dhe familjet e tyre".

"Pa dallim të kërkesës për dorëheqjen time dhe cilat do të jenë konkludimet më tutje, asnjëherë nuk do t'i bashkangjitem qëndrimit se nuk kam parë, nuk kam dëgjuar apo nuk do të flas diçka. Përkundrazi, unëdo të qëndroj së bashku me të vërtetën para bashkëqytetarëve të mi, të cilët janë pacientë dhe familjet e tyre, nuk do të bëj kurfarë tregtie apo kompromisi me të vërtetën. Pa dallim të pasojave nga ajo", shtoi Mizrahi.

Ajo nuk mundi të thotë nëse do të ketë edhe një mbledhje të Komisionit anketues, sepse deri më 3 dhjetor duhet të sillet qëndrimi i përbashkët i Komisionit.

Ajo përkujtoi se anëtarët e Komisionit kanë punuar shumë intensivisht edhe të shtunave dhe të dielave me dy deri tre mbledhje gjatë javës. Në Komision u thirrën 63 dëshmitarë, morën pjesë 51.

"Unë personalisht kalova edhe ditë dhe net në lexim të materialeve, kështu që, nuk kisha kurfarë obstruksioni në punën e Komisionit anketues", nënvizoi Mizrahi. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR