• e martë, 26 nëntor 2024

Mizrahi: Kemi sublimuar se nga Klinika e Onkologjisë janë shkelur 37 ligje dhe 31 dispozita ligjore

Mizrahi: Kemi sublimuar se nga Klinika e Onkologjisë janë shkelur 37 ligje dhe 31 dispozita ligjore

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Anketues të Kuvendit për Onkologjinë Rashella Mizrahi në konferencën e sotme për shtyp mbi 40-të minutëshe citoi ligje dhe akte nënligjore të cilat, sipas saj, ishin shkelur nga ana e institucioneve shëndetësore, Ajo theksoi se është shkelur mekanizmi i kontrollit, për shkak të të cilit, siç tha ajo, është kërcënuar  e drejta kushtetuese e qytetarëve për kujdes të barabartë shëndetësor dhe është krijuar një ambient për, siç tha ajo "mishmash shëndetësor".

Mizrahi informoi se Komisioni Anketues ka konfirmuar përgjegjësi politike te ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ish drejtorët e Onkologjisë, Nikolla Vasev dhe Nehat Nuhi, ish drejtoresha e ISHSSH Irina Sotirova Buhova, si dhe ish drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Stevo Kërstevski dhe Faton Ahmeti. Ajo i lexoi të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore të cilat sipas saj, me lëshim ose mosveprim këto persona i kanë shkelur.

Kryetarja e Komisionit Anketues e kritikoi MALMED-in që në Komisionin Anketues në vend të dokumenteve për Onkologjinë u ka dorëzuar dy kuti me nga 1.900 faqe material të arkivit për atë se si në vend furnizohet insulina. Ajo informoi se në Qeveri kanë dorëzuar kërkesë për dorëzimin e dokumenteve për punën e Klinikës për Onkologjinë, theksoi se materiale të tilla nuk kanë dorëzuar nga Qeveria.

Mizrahi theksoi se kanë sublimuar se nga ISHP Klinika për Radioterapi dhe Onkologji janë shkelur 37 ligje dhe 31 dispozita ligjore.

Ajo shtoi se dy muaj "merrte frymë me ligjet për mbrojtjen shëndetësore" dhe falë asaj qasjeje të përkushtuar, ka konfirmuar, sipas ligjeve, se kush është fajtor dhe nuk kishte veprime.

Mizrahi theksoi se nuk është hera e parë që deputetët e LSDM-së të kërkojnë dorëheqjen e saj, sepse, siç tha, do të qëndrojë pas të vërtetës dhe fakteve.

"Konkluzionet e mia nuk janë bazuar në politikë apo hakmarrje. Kishte atmosferë shqetësuese kur i lexova, edhe pse vetë e kam ndjekur rrugën ligjore se si duhej të funksionojë sistemi, ndërsa nuk funksionoi. Sot kërkuan shkarkimin tim për shkak të atyre konkluzioneve. Nuk është hera e parë. Do të qëndroj pas së vërtetës dhe fakteve", tha Mizrahi.

Një nga konkluzionet e deputetëve të LSDM-së ishte të ndryshohen ligjet, për të cilën Mizrahi thekson se, "nuk mund të ndryshoni ligje dhe të pretendoni se nuk janë në rregull, ndërsa në të njëjtën kohë aspak nuk i keni respektuar".

Për pasdite është paralajmëruar të vazhdojë me punë seanca e 15-të e Komisionit Anketues. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR