• e shtunë, 22 shkurt 2025

Mitreski- Gregorian: Mbështetje konkrete për hapat për miratimin e Strategjisë zhvillimore nacionale

Mitreski- Gregorian: Mbështetje konkrete për hapat për miratimin e Strategjisë zhvillimore nacionale

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA)- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me Armen Gregorian, përfaqësues i përhershëm i Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në vend.

Në takim u bisedua për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, si dhe për mbështetjen konkrete nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për miratimin dhe për zbatimin e Strategjisë Zhvillimore Nacionale 2023-2043 (SZHN).

Mitreski i informoi të pranishmit se këtë javë Komisioni Juridik Ligjvënës i Kuvendit do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për Strategjinë Zhvillimore Nacionale, me të cilin vendoset korniza ligjore për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me SZHN-në dhe hap rrugën për realizimin e proceseve të ardhshme. Pastaj, theksoi kryetari Mitreski, në afatin më të shpejt të mundshëm do të caktohet edhe vazhdimi i seancës plenare për miratimin e ligjit.

Ai theksoi se pret që deri në fund të mandatit të kësaj përbërje parlamentare, Kuvendi t'i përfundojë të gjitha detyrimet lidhur me miratimin e SZHN-së dhe fillimin e realizimit të tij.

Duke e uruar për zgjedhjen në funksionin e ri, Gregorian e falënderoi kryetarin Mitreski për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për kontributin e tij personal si deputet dhe koordinator në hartimin e SZHN-së dhe përgatitjen e Propozim-ligjit për SZHN-në.

Gregorian theksoi gjithashtu se në periudhën në vijim pret të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha subjektet në Kuvend, si dhe me institucionet e tjera të shtetit, për të garantuar qëndrueshmërinë e SZHN-së në periudhën e përfshirë prej 20 vite.

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR