Miteva: Njëqind e nëntë persona me propozime dhe kërkesa në linjën telefonike për të lënduarit nga tragjedia në Koçan
- Njëqind e nëntë persona kanë paraqitur propozime dhe kërkesa në linjën telefonike për të lënduarit në tragjedinë e Koçanit, u njoftua në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, në të cilën folën zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva, dr. Katerina Mirçovska, u.d. drejtoreshë e spitalit të Koçanit dhe dr. Gordana Gerogieva.
Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Njëqind e nëntë persona kanë paraqitur propozime dhe kërkesa në linjën telefonike për të lënduarit në tragjedinë e Koçanit, u njoftua në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, në të cilën folën zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva, dr. Katerina Mirçovska, u.d. drejtoreshë e spitalit të Koçanit dhe dr. Gordana Gerogieva.
"Deri në këtë moment, Zyra e kryetarit të Qeverisë ka kontaktuar me 109 persona, duke theksuar kërkesat dhe propozimet e tyre", informoi Miteva.
Ajo shpjegoi se përqindja më e madhe e këtyre kërkesave ka të bëjë me plotësime dhe nevoja shëndetësore, të cilat janë të domosdoshme për ta në këtë moment, ose do të jenë gjatë periudhës në vijim.
Është kërkuar që të shkurtohet periudha e shkuarjes nga Koçani në Shkup për ekzaminim pulmologjik, gjithashtu ka psur thirrje që nevojat mjekësore si kremra, fasha, të jenë të disponueshme në spitalin e Koçanit, që pacientët të mos kenë nevojë të kërkojnë gjërat e nevojshme nëpër farmaci.
"Kjo nuk është mbështetje afatshkurtër, ky është një proces që do të zgjasë, Qeveria po përpiqet t'u ofrojë më të mirën të gjithë pacientëve", theksoi Miteva.
Lidhur me Ponikvën, e cila do të jetë një qendër rehabilitimi për të lënduarit në zjarrin në diskotekën Puls, siç u tha, teknikisht pushimorja do të jetë plotësisht funksional deri në fund të kësaj jave.
Plani operativ ishte në fazën e tij përfundimtare dhe për momentin, u mor qëndrimi për të kryer rehabilitimin në grupe që do të zgjasin dy javë, gjegjsisht 14 ditë.
Foto: MIA