• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Miteva: ISHT dje ka konstatuar se 13 objekte hotelierike nuk i plotësojnë kërkesat minimale teknike

Miteva:  ISHT  dje ka konstatuar se 13 objekte hotelierike nuk i plotësojnë kërkesat minimale teknike

 Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, nga 82 kontrollet  e kryera është konstatuar se 13 objekte hotelierike nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike.

Siç informoi zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva në konferencën e sotme për media, këtyre personave juridikë do t'u hiqet licenca dhe do t'u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë. 

 " Gjatë ditës së djeshme nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut  nga gjithsej 82 kontrolle  të kryera me procesverbal, përndryshe analiza dhe kontrolli për to është në vazhdim, sipas Ligjit për Veprimtarinë hotelierike, gjendja është si më poshtë: nga 23 me licencë është konstatuar se 13 nuk plotësojnë kushtet minimale teknike, për pesë persona juridikë të regjistruar si disko kabare të cilët janë me licencë të skaduar, ndërsa kanë punuar periudhën e kaluar, janë lëshuar vendime për ndalesë për kryerjen e veprimtarisë.   Te 41 kafenetë e tjera te 30 prej tyre janë konstatuar parregullsi sipas Ligjit për veprimtari hotelierike dhe janë shqiptuar 28 urdhëra kundërvajtës dhe dy mbyllje për tejkalim të orarit të punës", tha Miteva.

 

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR