• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Miteva: Analizat për bashkimin e agjencive të inteligjencës janë në fazën e avancuar

Miteva: Analizat për bashkimin e agjencive të inteligjencës janë në fazën e avancuar

Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Analizat për bashkimin e agjencive të inteligjencës në një janë në fazën e avancuar dhe posa të krijohen kushtet, opinioni do të informohet, tha sot zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media, ajo sqaroi se këto janë institucione të një rëndësie të jashtëzakonshme dhe se kohëzgjatja e një reforme të tillë është më e gjatë.

E pyetur për komentet e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, se hedhja e aktakuzës nga prokuroria ndaj drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, është presion politik i VMRO-DPMNE-së, Miteva tha se vendimi i takon gjyqësorit dhe prokurorisë, të përbërë nga personeli që ata kanë caktuar.

"Sado që të përpiqen të përhapin lajme të rreme, dezinformata, sado të përpiqen të bëjnë politikë nga çdo situatë, të thonë se dikush ka përdorur vërtetime të rreme, se i ka ndryshuar, i ka korrigjuar ato certifikata etj, një gjyqësor dhe prokurori e tillë, që përbëhet nga personeli që lanë pas, nuk mund ta fshehë të vërtetën. Me fjalë të tjera, sot del në shesh e vërteta, ndërsa ajo është se nuk ka vërtetime të rreme në lidhje me këto qëndrime të shprehura nga LSDM-ja, e cila në vazhdimësi synonte diskreditimin e drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare", theksoi Miteva.

Lidhur me deklaratën e liderit të LSDM-së opozitare se i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit për lobim për raportin e BE-së për rezolutën dhe nëse kjo do të jetë kërkesa e fundit për opozitën para hapjes së Kushtetutës, duke pasur parasysh qëndrimin e deklaruar se qeveria ka kërkesa të reja, Miteva theksoi se këto nuk janë kërkesa ndaj opozitës, por interes i përbashkët për Maqedoninë.

"Fillimisht, më duhet të pyes pse konsiderohet kjo kërkesë për opozitën dhe pse ne këtë nuk e shohim si interes të përbashkët, që do ta vendosë Maqedoninë dhe mosmarrëveshjen që ata krijuan në radhë të parë. Me shumë mundësi, kryetari i LSDM-së do të duhet të përgjigjet në këto pyetje. Këto janë kërkesa që janë për të mirën e Maqedonisë, diçka që nënkupton njohjen e identitetit dhe gjuhës shekullore maqedonase dhe mendoj se këtu nuk duhet ta kërkojnë si kërkesë personale ndaj tyre, por si obligim që të bëjnë gjithçka që munden nëse mund të lobojnë dhe ofrojnë mbështetje që kjo të votohet. Deklaratat e tilla se këto janë disa kërkesa ndaj tyre, vetëm sa konfirmojnë faktin se po tentojnë të dëmtojnë një proces që sjell të mira për të gjithë qytetarët", tha Miteva.

Deklaratat e tilla se këto janë disa kërkesa që u bëhen vetëm e vërtetojnë faktin se po tentojnë të dëmtojnë një proces që sjell të mira për të gjithë qytetarët", tha Miteva.

E pyetur për kodin zgjedhor dhe kërkesën e kandidatëve të pavarur që këto ndryshime të iniciohen sa më shpejt, Miteva tha se do të trajtohet me konsensus.

"Më duhet të theksoj se bëhet fjalë për Kodin Zgjedhor. Ne si Qeveri nuk kemi ndërmend të sjellim gjëra që janë të njëanshme. Ajo arrihet gjithmonë me konsensus dhe dialog.

Po, do t’i shqyrtojmë të gjitha kërkesat që janë paraqitur dhe do të kërkojmë zgjidhje", tha Miteva. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR