• e hënë, 23 dhjetor 2024

Misioni i përhershëm i Iranit në KB: Nëse KS i KB-së e dënonte sulmin izraelit në konsullatë, përgjigja do të shmangej

Misioni i përhershëm i Iranit në KB: Nëse KS i KB-së  e dënonte sulmin izraelit në konsullatë, përgjigja do të shmangej

 Nju-Jork, 12 prill 2024 (MIA)  - Misioni i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara bëri të ditur se "imperativi" i Teheranit për ta "ndëshkuar Izraelin" për sulmin ndaj konsullatës iraniane në Siri do të ishte shmangur nëse Këshilli i Sigurimit i KB-së do ta dënonte sulmin.

"Nëse Këshilli i Sigurimit i KB-së e dënonte aktin e agresionit të regjimit sionist ndaj hapësirave tona diplomatike në Damask, ndërsa më pas të sillte para drejtësisë autorët e tij, ndoshta do të shmangej imperativi  i Iranit për të ndëshkuar këtë regjim renegat", thuhet në njoftimin në rrjetin social X. 

 Në sulmin  në konsullatën iraniane në Damask më 1 prill humbi jetën komandanti i Gardës Revolucionare në Siri dhe Liban, Mohamad Reza Zahedi, dhe zëvendësi i  tij, si dhe pesë oficerë që i shoqëronin.

Disa zyrtarë iranianë kërcënuan me hakmarrje për sulmin, duke përfshirë liderin suprem të Iranit Ajatollah Ali Hamnei , i cili tha se "ky regjim i keq duhet të ndëshkohet dhe do të ndëshkohet". 

Izraeli, nga ana tjetër, pretendon se nuk qëndron pas sulmit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR