• e hënë, 23 dhjetor 2024

Misioni i OSBE-së në Prishtinë është i shqetësuar për veprimet e policisë së Kosovës në filialet e së ashtuquajturës Kursimore Postare

Misioni i OSBE-së në Prishtinë është i shqetësuar për veprimet e policisë së Kosovës në filialet e së ashtuquajturës Kursimore Postare

Prishtinë, 21 maj 2024 (MIA) - Misioni i OSBE-së në Prishtinë njoftoi sot se është i shqetësuar për veprimet e policisë së Kosovës kundër filialeve të të ashtuquajturës Kursimore Postare në veri të Kosovës dhe bënë thirrje që problemi me "transaksionet me para të gatshme" në Kosovë të zgjidhet në kuadër të dialogut me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

"OSBE-ja mirëpret përpjekjet e bëra nga BE-ja, si ndërmjetëse në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të gjetur një mënyrë të harmonizuar sa i përket menaxhimit të transaksioneve me para të gatshme. Është thelbësore që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në në përpjekjet e dyfishta për zgjidhjen e këtyre çështjeve brenda dialogut", njoftoi Misioni i OSBE-së.

Në kumtesë shtohet se është e nevojshme të shmangen "efektet destabilizuese" që të bëhen interesat dhe mirëqenia e qytetarëve të thjeshtë nga të gjitha bashkësitë në Kosovë prioritet i lartë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR