• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishell pas takimit me Ramën: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Mishell pas takimit me Ramën: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Tiranë, 14 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Bruksel ka realizuar takime të ndara me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharll Mishell dhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Rama në Fejsbuk vetëm shkurt shkroi se është takuar duke publikuar fotografi nga takimet. 

Pas takimit me kryeministrin Rama në Bruksel, Mishell shkroi se kanë biseduar për rrugën nëpër të cilën ecën Shqipëria drejt BE-së dhe për mbështetjen të cilën do ta ofrojë Këshilli i Evropës. 

Ai në statusin e tij shkroi se ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. 

"Me Edi Ramën biseduam për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe për mbështetjen tonë në atë rrugë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta edhe nismën për të qenë nikoqir i samitit rajonal Ballkani Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE-ja është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe rajonit për Ukrainën", shkruan Sharll Mishell, njofton Euronews Albania. fc/

Fotografia: Rama në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR