• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishell: Për emërimin e eurokomisarit për mbrojtje është i nevojshëm ndryshimi i Marrëveshjes së Lisbonës

Mishell: Për emërimin e eurokomisarit për mbrojtje është i nevojshëm ndryshimi i Marrëveshjes së Lisbonës

Bruksel, 22 shkurt 2024 (MIA) - Për vendosje të funksionit eurokomisar për mbrojtje do të nevojitet ndryshim i Marrëveshjes së Funksionimit të Bashkimit Evropian, deklaroi kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel.

Në intervistë për një grup të mediave Mishelli thekson se në Marrëveshjen e Lisbonës ekzistojnë kompetenca të qarta të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe për ndryshime të tyre do të nevojitet ndryshim i Marrëveshjes.

"Nëse ka ndonjë propozim për ndryshim të Marrëveshjes, atëherë do të nevojitet mbështetje nga vendet anëtare", deklaroi Mishell.

Portali i Brukselit "Politiko" njoftoi javën e kaluar se brenda BE-së po shqyrtohet mundësia e emërimit të një komisioneri evropian për mbrojtje, kompetencë e të cilit do të ishin aspektet industriale të politikës së mbrojtjes së Unionit, ndërsa kjo ide është theksuar edhe në propozimin e programit zgjedhor të Partisë Popullore Evropiane (EPP) për zgjedhjet e ardhshme për liderët e Parlamentit Evropian. Sipas "Politiko", si kandidatë të mundshëm për eurokomisar të mbrojtjes theksohen ministri polak i Punëve të Jashtme, Radosllav Sikorski dhe kryeministrja estoneze Kaja Kallas.

Mishell në intervistë thekson edhe se pas agresionit rus ndaj Ukrainës, në BE është rritur vetëdija për ndërtim të arkitekturës më të fuqishme të përbashkët të sigurisë.

"Kjo është e mundur vetëm nëse kemi koordinim më të madh mes vendeve anëtare të BE-së në lidhje me kapacitetet, por edhe bazë shumë më të fuqishme industriale", thotë Mishell, duke shtuar se për këtë janë të nevojshme shpenzime më të mëdha për mbrojtje dhe programe të mbrojtjes. 

Lidhur me idetë për fuqizim të "sovranitetit strategjik evropian", veçanërisht pas deklaratës së pretenduesit për president republikan amerikan Donald Tramp, se NATO nuk do t'i mbrojë ato anëtare që nuk ndajnë mjaftueshëm mjete për mbrojtje, Mishelli vlerëson se kyçe për këtë do të ishte fuqizimi i industrisë evropiane të mbrojtjes dhe realizim të furnizimeve të armës dhe pajisjes ushtarake në kuadër të BE-së.

"Para disa viteve kishte disa dyshime dhe më kujtohet se në Këshillin Evropian shumë persona mendonin se NATO-ja është ombrellë e sigurisë dhe Evropa duhet të jetë më shumë e përqendruar në qëllimet ekonomike. Por, tani përballemi me paradigmë të re dhe me kënaqësi e shoh se mënyra e të menduarit është krejt e ndryshme", tha Mishell. 

Lidhur me situatën në Ukrainë, Mishelli thotë se fitorja eventuale e Rusisë do të vendoste në rrezik vlerat evropiane dhe për këtë nuk ka alternativë tjetër përveç zhvillimit të mbështetjes nga Evropa për Kievin. 

"Humbja e Ukrainës nuk mund të jetë opsion... Është e qartë se nëse Ukraina e humb këtë luftë, do të ketë rrezik të madh për vlerat tona", deklaroi Mishell, duke shtuar se për BE-në ekziston "vetëm një plan A", ndërsa ai është që të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën. 

I pyetur nëse është i shqetësuar se çështja e mbështetjes së BE-së për Ukrainën mund të keqpërdoret në fushatën për zgjedhjet evropiane në qershor, Mishelli thotë se kjo tashmë edhe po ndodh. 

"Duhet tua sqarojmë njerëzve se kur investojmë dhe kur shpenzojmë para për mbëshetje të Ukrainës, ai investim është gjithashtu investim për ne, sepse është investim për paqe dhe stabilitet të BE-së", shtoi Mishelli. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR