• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishell: Mbështetja e gazetarisë së paanshme, objektive dhe të saktë është imperativ

Mishell: Mbështetja e gazetarisë së paanshme, objektive dhe të saktë është imperativ

Bruksel, 3 maj 2024 (MIA) - Mediat e lira janë garantuesi i lirisë dhe për këtë arsye është imperativ që të bëjmë gjithçka për të mbështetur gazetarinë e paanshme, objektive dhe të saktë si kyçe për të lëvizur nëpër krizat globale, vlerësoi Këshilli i BE-së, Sharll Mishell.

“Ndërsa gazetarët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira pune, BE-ja duhet të vazhdojë të luajë rolin e saj në mbrojtjen e lirisë dhe pluralizmit të mediave”, theksoi Mishell në një publikim në platformën Iks me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave - 3 maj.

Në mars të këtij viti, BE-ja e miratoi Ligjin Evropian për Lirinë e Mediave, i cili synon të përmirësojë pavarësinë editoriale, të mbrojë burimet e informacionit të gazetarëve dhe të përmirësojë transparencën rreth strukturës së pronësisë së mediave në Union. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR