• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishell: Dëbimi i fëmijëve nga Ukraina është përpjekje për gjenocid kulturor

Mishell: Dëbimi i fëmijëve nga Ukraina është përpjekje për gjenocid kulturor

Bruksel, 21 shtator 2023 (MIA) - Ukraina dhe të gjithë ukrainasit po zhvillojnë betejë të cilën nuk e filluan, e mbrojnë vendin e tyre nga lufta të cilën nuk e deshën dhe i mbrojnë fëmijët e tyre nga vuajtjet të cilat nuk i meriton askush dhe por bëjnë përpjekje që t'i shpëtojnë nga edhe një tmerr në këtë luftë - kidnapimet e tyre të dhunshme nga ana e Rusisë, deklaroi kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishell në fjalimin e Këshillit të Sigurisë së KB-së në Nju-Jork.

"Të ashtuquajturat 'birësime', në realitet janë dëbime të fëmijëve. Ju pyes të gjithëve, përfshirë përfaqësuesit rusë: a mund të pranoni t'ju vidhet dhe të dëbohet fëmija juaj? Që fëmija juaj të detyrohet të harrojë familjen tuaj, gjuhën tuaj, vendin tuaj? I ashtuquajturi 'riedukim' është në fakt përpjekje për gjenocid kulturor", shtoi Mishell.

Sipas tij, me atë që i mbrojnë fëmijët e tyre, ukrainasit e mbrojnë atë që është më e çmuar - familjet e tyre, të ardhmen e tyre, lirinë e tyre. 

"Kjo është arsyeja pse ne, Bashkimi Evropian, mbështesim fuqishëm Ukrainën për të mbrojtur veten. Për sa kohë që të pafajshmit sulmohen, ne do t'i ndihmojmë ata të mbrohen. Dhe ne do të qëndrojmë pranë tyre për aq kohë sa të jetë e nevojshme", theksoi Mishel.

Kryetari i Këshillit Evropian, shtoi se parashtrohet pyetja cila do të jetë e ardhshme pas Ukrainës që të përmbushet fantazia e presidentit rus Vladimir Putin për të kaluarën dhe ëndrra e Kremlinit që ta kthejë Perandorinë e vjetër Ruse. 

Ai shtoi se në hapësirën e njëjtë me dhunuesin dhe viktimën janë edhe dëshmitarët e këtij krimi. 

Ai iu drejtua përfaqësuesit kinez, duke theksuar se BE-ja e përshëndet veprimin e Kinës që i kërkoi Rusisë të mos përdorë armë bërthamore, por duhet të vazhdojë më tutje. 

Ai theksoi se para syve të opinionit ndërkombëtar po ndodh një krim tragjik, të cilin të gjithë po e shohin. "Ne duhet të qëndrojmë fort në anën e të sulmuarve, veçanërisht këtu në Këshillin e Sigurimit. Kjo është arsyeja pse lindi ky trup dhe kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu: t'i themi 'jo' agresionit. Le të mbrojmë paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin midis njerëzve dhe midis të gjitha kombeve tona", porositi Mishell në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të KB-së. fc/

Fotografia: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR