• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishel: Ukraina mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

Mishel: Ukraina mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

Bruksel, 4 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel e mbështet pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 nëse plotësohen disa kushte dhe nëse secili e kryen "detyrën e tij vendore".

"Ukraina mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2030 nëse të dyja palët bëjnë detyrat e tyre", tha Mishel në një intervistë për Shpigel. Ai tha gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë procesin e vendimmarrjes.

"Me pranimin e shpejtë të Ukrainës, Bashkimi Evropian do të provonte gjithashtu se është i aftë për veprime gjeopolitike", shton ai.

Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë lehtësim të kritereve për inkuadrim të Ukrainës ose kandidatëve tjerë. Përveç Turqisë, këto janë gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavia.

"Ukraina dhe vendet tjera kandidate duhet të zbatojnë reforma, të luftojnë kundër korrupsionit dhe t'i plotësojnë kushtet ligjore", tha Mishel.

Zgjerimi i BE-së do të jetë temë e takimit të liderëve evropian të enjten dhe të premten në Granada.

Ukraina është kandidate për anëtarësim në BE nga qershori i vitit 2022 për fillimin e negociatave duhet vendim unanim i 27-të vendeve anëtare.

Negociatat e anëtarësimit mund të zgjasin disa vjet dhe anëtarësimi nuk është i garantuar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR