• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishel: Invazioni rus ndaj Ukrainës ringjalli strategjinë e zgjerimit të BE-së

Mishel: Invazioni rus ndaj Ukrainës ringjalli strategjinë e zgjerimit të BE-së

Bruksel, 29 prill 2024 (MIA) - Invazioni rus ndaj Ukrainës e ka inkurajuar BE-në të punojë për pranimin e anëtarëve të reja, deklaroi sot kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel i cili shpreson se edhe Unioni edhe kandidatët do të jenë gati për zgjerimin deri në vitin 2030.

"Për shkak të luftës që Rusia e filloi kundër Ukrainës, ka nxitje të re, ringjallje të strategjisë së zgjerimit (BE). Kjo është sfidë. Por, cila është alternativa? Alternativa do të ishte një gabim i papërgjegjshëm i BE-së", tha Mishel, informon Beta. 

Mediat britanike raportojnë se Mishel i ka telefonuar vendet e Ballkanit, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë të zbatojë reformat e nevojshme për hyrjen në Union deri në vitin 2030.

Kryetari i Këshillit Evropian foli në prag të 20-vjetorit të zgjerimit të madh kur 10 vende u pranuan në Union dhe me këtë rast vuri në dukje se BPV-ja e vendeve që u anëtarësuan në vitin 2004 u rrit me gjysmën e mesatares evropiane, pra aktualisht është rreth 80 për qind.

Ukraina është deri tani anëtari më i madh potencial me rreth 40 milionë njerëz dhe një sektor të madh bujqësor.

Mediat britanike raportojnë se disa liderë perëndimorë janë bërë skeptikë ndaj zgjerimit të BE-së drejt lindjes pas disa vitesh luftime midis vlerave liberal-demokrate të Unionit dhe qeverive nacionaliste të vendeve si Polonia dhe Hungaria.

Anëtarët e pasur janë të kujdesshëm për t'u bashkuar me kombet më të mëdha dhe më të varfra, si Ukraina, nga frika e humbjes së burimeve të BE-së, por Mishel argumenton se zgjerimi do të forcojë ndikimin ndërkombëtar të Evropës.

Mishel shtoi se Ukrainës do t'i duhet një periudhë tranzicioni për t'u rikuperuar nga lufta, ndërsa BE-ja duhet të jetë e kujdesshme kur bëhet fjalë për hapjen e plotë ndaj Kievit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR