• e diel, 22 dhjetor 2024

Mishel: Bisedime mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në Bruksel deri në fund të tetorit

Mishel: Bisedime mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në Bruksel deri në fund të tetorit

Granada. 5 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishel sot deklaroi se i ka ftuar presidentin e Azerbejxhatin, Ilham Aliev dhe kryeministrin e Armenisë, Nikoll Pashinjan në takim në Bruksel për qetësimin e situatës pas konfliktit të armatosur në Nagorno-Karabah dhe eksodin e armenëve.

Ai shtoi se takimi është planifikuar për në fund të muajit. 

Aliev sot nuk mori pjesë në Samitin e Komunitetit të politikës evropiane në Granadë, në të cilin duhej të diskutohet për tensionet mes Azerbejxhanit dhe Armenisë pas ofensivës së Azerbajxhanit në Nagorno-Karabah, për shkak të të cilit pothuajse të gjithë armenët kanë ikur nga aty. 

Përfaqësuesi i Alievit, Hikmet Haxhiev, theksoi se Azerbejxhani është i gatshëm për bisedime me Armeninë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. 

"Azerbejxhani është i gatshëm që së shpejti të marrë pjesë në Bruksel në takimin trepalësh mes BE-së, Azerbejxhanit dhe Armenisë", njoftoi Haxhijev në platformën X. qa/ab/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR