Misajlovski: Në Armatë vazhdimisht rritet numri i grave, në Ministrinë e Mbrojtjes mbi 50 për qind e grave janë në pozicionet udhëheqëse
- Ministria e Mbrojtjes dhe Armata që nga viti 2013 kanë treguar përparim të jashtëzakonshëm në integrimin e komponentës gjinore. Numri i pjesëtareve femra në Armatë është në rritje të vazhdueshme, mbi 50 për qind janë gra në pozicione drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe personeli femëror merr pjesë në të gjitha misionet paqëruajtëve, theksoi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, në shënimin e 25 vjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 të KB-së - Gra, paqe dhe siguri.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:19, 31 tetor, 2025
Shkup, 31 tetor 2025 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes dhe Armata që nga viti 2013 kanë treguar përparim të jashtëzakonshëm në integrimin e komponentës gjinore. Numri i pjesëtareve femra në Armatë është në rritje të vazhdueshme, mbi 50 për qind janë gra në pozicione drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe personeli femëror merr pjesë në të gjitha misionet paqëruajtëve, theksoi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, në shënimin e 25 vjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 të KB-së - Gra, paqe dhe siguri.
"Veçanërisht dëshiroj të theksoj përqindjen e oficereve femra, e cila ka arritur në rreth 23 për qind, një shifër që është vazhdimisht në rritje dhe është më e larta deri tani. Këtu do të doja të shtoja se mund të shohim një sukses të jashtëzakonshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ku sot përqindja e grave në pozicione drejtuese është mbi 50 për qind. Mendoj se presidentja me këto të dhëna do të jetë shumë e kënaqur. Kemi një interes në rritje që popullsia femërore të bëhet pjesë e Armatës, ndërsa besoj se do të pajtoheni se kjo është edhe për shkak të atyre anëtareve femra që në të gjitha këto vitet e fundit përfunduan si më të suksesshmet midis kadetëve të Akademisë Ushtarake, por edhe të të gjitha atyre anëtareve femra që me krenari mbajnë uniformën e Maqedonisë së Veriut", theksoi Misajlovski
Ai theksoi se për herë të parë në historinë e Armatës është plotësuar pozicioni - oficer për barazi gjinore në kabinetin e shefit të Shtatëmadhorisë, ndërsa ka edhe person të autorizuar dhe zëvendës të tij për mbrojtje nga ngacmimi në vendin e punës.
Në periudhën në vijim, paralajmëroi angazhim aktiv për zbatimin e politikave të barazisë gjinore, rritjen e ndërgjegjësimit për mundësitë e barabarta dhe avancimin e pozicioneve të grave në Ministri dhe në Armatë. qa/
Foto: MIA