• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Misajlovski dhe gjenerali Lafçiski në "Krivollak" në qitje artilerike me sistemet "Boran" dhe prezantimin e furnizimit të ri të uniformës së armatës

Misajlovski dhe gjenerali Lafçiski në

Shkup, 9 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski sot në poligonin e armatës "Krivollak" do të marrin pjesë në qitjen artilerike me sisteme të reja artilerike "Boran", të furnizuara në kuadër të procesit për modernizimin dhe pajisjen e Armatës.

Në "Krivollak", siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, do të prezantohet edhe furnizimi i ri i uniformave për pjesëtarët e Armatës, të furnizuar në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak-financiar me Turqinë aleate.

Pas ngjarjes, ministri Misajlovski do të japë deklaratë për mediat. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR