• e premte, 05 dhjetor 2025

Misajllovski takon ambasadoren kroate Tiganj dhe kolonelin Domjançiq

Misajllovski takon ambasadoren kroate Tiganj dhe kolonelin Domjançiq

Shkup, 10 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot ka realizuar takim me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj dhe kolonelin Stjepan Domjançiq të cilit i përfundon mandati si atashe mbrojtës.

Ministri Misajllovski në profilin e tij në Fejsbuk ka falënderuar kolonel Domjançiqin për angazhimin e tij të deritanishëm, si doajen i Asociacionit të atasheve të mbrojtjes në Maqedoni dhe në ruajtjen dhe promovimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy ministrive dhe armatave dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij të re.

“Bashkëpunimi ynë bilateral dhe rajonal në vazhdimësi shënon një trend rritës”, shkruan Misajllovski në Fejsbuk.

Foto: Fejsbuku i ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski

QËNDRONI TË LIDHUR