• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Misajllovski: Për modernizimin e Armatës ndajmë më shumë mjete se sa që kërkon NATO prej nesh

Misajllovski: Për modernizimin e Armatës ndajmë më shumë mjete se sa që kërkon NATO prej nesh

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes ndan mbi 32 për qind nga buxheti për modernizim të Armatës që është mbi 20 për qind se sa që kërkon NATO, theksoi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski gjatë pjesëmarrjes në stërvitjen "Seven Stars 25", e cila realizohet në kazermën "Alekso Demnievski - Bauman" në Veles ku ndodhet komanda e SEEBRIG.

"Kemi më shumë marrëveshje për modernizim. Punojmë për t'i prëfunduar marrëvehsjet për arritje të 'strajkerëve' dhe shpresojmë se do të arrijnë deri në fund të këtij viti siç është marrëvehsja. Gjithashtu, edhe autommjetet e tjera 'JLTL' të cilat duhet të arrijnë këtë vit në pajtim me marrëveshjen me SHBA-në. Këtë vit përfundon marrëveshja me Turqinë dhe duhet të arrihet tërë ajo që është paraparë me marrëveshjen e tyre, arrijnë edhe raketat 'mistral', haubicat 'boran' nga Turqia", deklaroi Misajllovski në përgjigje të gazetarëve.

Theksoi se po bëhen përjekje që të realizohet edhe marrëveshja me "Leonardo"-n për furnizimin me helikopterë për të cilën ka sfida të mëdha.

"Punojmë shumë dhe na ndihmon kompania e cila ndoshta është një prej konsultantëve më të mirë juridik në Evropë për t'i tejkaluar të gjitha sfidat juridike që ndodhën në të kaluarën. Janë bërë shumë gabime dhe marrëveshja është nënshkruar në shpejtësi. Po bëjmë përpjekje t'i mënjanojmë të gjitha sfidat dhe helikopterët të arrijnë vitin e ardhshëm", potencoi Misajllovski.

Paralelisht, siç tha, ndahen edhe më së shumti mjete për riparimin e objekjteve në kazerma, për riparim të objekteve që janë në njësitë rjaonale, sepse janë disa në gjendje katastrtofale.

"Në këtë moment disa i riparojmë, për disa kërkojmë edhe lokacione të reja, sepse në atë mënyrë duhet t'i përmirësojmë kushtet e të punësuarve. Fillojmë edhe procedura për ripërtëritje të uniformave, ripërtëritje të tërë asaj që nevojiet për ushtarët tnaë, për Armatën, çizme të reja dhe uniforma garde. Ministria tërësisht do të sigurojë mjete për tërë atë që nevojitet. Pas shumë viteve të mosfurnizimeve të një pajisje të këtillë themelore të Armatës, tani kjo po ndodhë. Nuk mundet për dhjetë muaj të bëhet gjithçka, por çdo ditë punojmë që të gjithë bashkarisht t'i përmirësojmë kushtet", theksoi Misajllovski.

Përkujtoi se Ministria në tërësi i paguan mjetet në pajtim me marrëveshjen kolektive dhe shtoi se për atë shpenzohen para mjaft serioze nga buxheti.

"Për herë të parë në histori paguhet gjithçka", theksoi Misajllovski.

Ministri, i cili mori pjesë në stërvitjen "Seven Stars 25" në kazermën "Alekso Demnievski - Bauman" në Veles, theksoi se zhvillimi i interoperabilitetit mes vendeve që janë pjesë e Brigadës së Evropës Juglindore, të cilat njëherit edhe janë vende-anëtare të NATO-s, ndikon ndaj përforcimit të sigurisë së rajonit dhe sigurisë kolektive në Aleancë.

Misajllovski e uroi Komandën e SEEBRIG dhe të gjithë pjesëmarrësit në stërvitje për profesionizmin e treguar të lartë dhe standardet e larta në orgnaizim të një stërvitje të këtillë komplekse.

Stërvitja në terren do të mbahet në Poligonin e Armatës krivollak. ab/

FOTO: МIА/Fejsbuk

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR