Misajllovski nga Haga: Duke i zhvilluar kapacitetet tona, i përforcojmë kapacitetet e mbrojtjes kolektive në NATO
- Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Holandës, Ruben Brekelmans mori pjesë në Forumin për industri mbrojtëse që po mbahet në prag të Samitit të NATO-s në Hagë.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:25, 24 qershor, 2025
Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Holandës, Ruben Brekelmans mori pjesë në Forumin për industri mbrojtëse që po mbahet në prag të Samitit të NATO-s në Hagë.
"Bashkëpunimi në mbrojtje me Holandën aleate është në nivel jashtëzakonisht të lartë. Duke i zhvilluar kapacitetet tona, i përforcojmë kapacitetet e mbrojtjes kolektive në NATO. Në Forum edhe njëherë u konfirmua se bashkëpunimi me indistrinë mbrojtëse është me rëndësi të jashtëzakonshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve aleate", theksoi ai.
Misajllovski porositi se investimi në mbrojtje dhe procesi i modernizimit dhe pajisjes janë dy hallkat kyçe për një Aleancë të fuqishme dhe të sigurt.
Foto: FB i Vllado Misajllovskit