• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Misajllovski në Bruksel në takimet e Këshillit Veriatlantik në nivel të ministrave të Mbrojtjes

Misajllovski në Bruksel në takimet e Këshillit Veriatlantik në nivel të ministrave të Mbrojtjes

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot dhe nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimet e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, në nivel të ministrave të Mbrojtjes. Siç njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes, sot ministri Misajllovski do të marrë pjesë në takimin e Kontakt-grupit për Ukrainën, për herë të parë të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë ditës së nesërme, ministri Misajllovski së bashku me kolegët - ministra të mbrojtjes nga vendet aleate do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, ku do të bisedohet për një gamë të gjerë temash nga përforcimi i mbrojtjes së Aleancës dhe qëllimeve të parandalimit dhe aftësive, deri te investimet në mbrojtje dhe përforcim të industrisë mbrojtëse.

Siç qëndron në kumtesën e MM-së, takimet do të përfundojnë me takim jozyrtar të Këshillit NATO-Ukrainë, ku përveç aleatëve do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR