• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Misajllovski: Me përkushtim do të punoj që të jemi krenarë me armatën tonë

Misajllovski: Me përkushtim do të punoj që të jemi krenarë me armatën tonë

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Në solemnitet para Ministrisë së Mbrojtjes, ministri i sapozgjedhur i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot e ka ndërmarrë funksionin nga zëvendës ministri i deritanishëm, Tiron Jajaga. Ai premtoi se do të angazhohet me përkushtim në resorin dhe se MM dhe Armata do të jenë pasqyrë e shtetit, pasi, siç tha, si vend anëtar i NATO-s, Armata është ambasadori më i madh i vendit.

"Me përkushtim do të punoj që Maqedonia të jetë krenare me Armatën e saj", tha Misajllovski.

Duke potencuar se është nder i madh të udhëheq me këtë resor, tha se obligimi është edhe më i madh, posaçërisht ndaj të punësuarve dhe personelit aktiv ushtarak dhe civil, si heronjë të cilët kujdesen për sigurinë tonë dhe të shtetit.

"Maqedonia sot është anëtar i NATO familjes, sistem që siguron të gjithë bashkëqytetarëve tanë siguri, e cila është kyçe për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik shoqëror, që është një nga prioritetet më të rëndësishme strategjike të Qeverisë. Para jush obligohem, se do të punoj në përforcimin e autoritetit ndërkombëtar dhe pozitës së shtetit. Premtoj kthimin e dinjitetit të Armatës, investime në pajisje të re, infrastrukturë dhe resurse njerëzore", tha mes tjerash Misajllovski.

Ai tha se fuqimisht qëndron në angazhimet për financim stabil dhe të vazhdueshëm të mbrojtjes, në pajtim me vendimet e NATO-s dhe për plotësimin e obligimit për ndarjen e mjeteve për mbrojtje në nivel të dy për qind nga BPV, por edhe se do të ketë rritje të realizimit të të gjitha harxhimeve kapitale dhe zvogëlim të konsiderueshëm të të gjitha harxhimeve joproduktive.

Për plotësimin e të gjitha angazhimeve të tij, ai premtoi bashkëpunim aktiv me presidenten e shtetit, si komandant suprem të Forcave të armatosura, me udhëheqësinë e Shtatëmadhorisë së Armatës dhe me të gjitha instituciuonet tona të pushtetit ekzekutiv në mbrojtje, ndërsa do të angazohet edhe për avancimin e bashkëpunimit në nivel më të lartë me partnerët tanë strategjikë.

Zëvendës ministri i deritanishëm Jajaga dërgoi urime deri te Misajllovski, duke shprehur falënderim për angazhimin në funksionin dhe për të gjithë të punësuarit në Ministri për bashkëpunimin.

Misajllovskin e porositi se ndërmerr një institucion me baza të fuqishme dhe një ekip profesionistësht. bsh/ 

Foto: Printskrin

Video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR