• e premte, 05 dhjetor 2025

Misajllovski do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

Misajllovski do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

Bruksel, 15 tetor 2025 (MIA) – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në selinë e NATO-s në Bruksel do të marrë pjesë në takimin me homologët e tij nga vendet anëtare të Aleancës. 

Takimi do të fillojë me mbledhjen e Këshillit Veriatlantik (NAC) në nivel të ministrave të Mbrojtjes, me të cilën kryeson sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. 

Është paraparë që në takim të bisedohet për zbatimin e detyrimeve që aleatët i dakorduan në Samitin e NATO-s në Hagë në qershor të këtij viti, si dhe për fuqizimin e gatishmërisë së Aleancës për përballje me sfidat e sigurisë, veçanërisht pas shkeljeve të shpeshta të sipërfaqes ajrore të anëtareve të Paktit dhe rrezikimit të infrastrukturës kritike. 

Pas takimit të NAC do të mbahet edhe mbledhje joformale e Këshillit NATO-Ukrainë në formë të drekës së punës, në të cilën do të debatohet për mbështetjen e Aleancës për Kievin në përballjen me agresionin rus dhe sigurimin e paqes së drejtë dhe të përhershme.  

Pas drekës do të vijojë ceremoni e nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim për trajnim sintetik në NATO, në të cilën fjalim do të ketë zëvendës sekretarja e përgjithshme e Aleancës, Radmilla Shekerinska. Bëhet fjalë për metodë të stërvitjes në mjedis real të lidhur virtual me pjesëmarrës të drejtpërdrejt, forca të gjeneruara kompjuterike dhe stërvitës virtual në distancë. 

Përveç se në takimin ministror të NATO-s, Misajlloski do të marrë pjesë edhe në takimin e Grupit të kontaktit për Ukrainën, me të cilin kryesojnë ministrat e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Xhon Hejlli dhe Boris Pistorius. 

Mbledhja e Grupit të kontaktit, që do të mbahet sot pasdite pas përfundimit të takimit të ministrave të NATO-s, do t’i kushtohet mbështetjes së vazhdueshme për Kievin, para se gjithash në kontekst të nismës më të re Lista e nevojave me prioritet të Ukrainës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR