Miror: Osimen mund të shkojë në Liverpul si zëvendësim i Sallahut
- Futbollisti i Napolit, Viktor Osimen mund ta vazhdojë karrierën në Liverpul.
- Post By Fami Bajrami
- 17:26, 21 tetor, 2023

Londër, 21 tetor 2023 (MIA) – Futbollisti i Napolit, Viktor Osimen mund ta vazhdojë karrierën në Liverpul.
Sipas “Miror”, klubi anglez sheh te 24-vjeçari nigerian zëvendësim adekuat për Mohamed Sallah i cili mund të largohet nga skuadra.
Në sezonin që vijon, Osimen ka luajtur 10 ndeshje ku ka shënuar gjashtë gola dhe një asistim.
Osimen i cili ka qenë një nga më meritorët për titullin kampion të Napolit vitin e kaluar, nuk është në marrëdhënie më të mira me trajnerin e klubit italian, Rudi Garsia.
Foto: EPA