Miratohet raporti i PE, Vajc: Aderimi i vendit është bllokuar padrejtësisht për një kohë të gjatë për shkak të kontesteve dypalëshe
- Parlamenti Evropian miratoi sot me 461 vota "për", 121 "kundër" dhe 107 "abstenime" Raportin e eurodeputetit austriak Tomas Vajc për vendin për vitin 2023 dhe 2024.
- Post By Sara Ademi
- 17:31, 9 korrik, 2025
Strasburg, 8 korrik 2025 (MIA) – Parlamenti Evropian miratoi sot me 461 vota "për", 121 "kundër" dhe 107 "abstenime" Raportin e eurodeputetit austriak Tomas Vajc për vendin për vitin 2023 dhe 2024.
Në deklaratën me shkrim pas votimit, Vajci theksoi se Maqedonia është kryesuese në rajon, duke treguar një përkushtimin ndaj vlerave të BE-së, duke përfshirë edhe ndryshimin historik të emrit dhe reformat e guximshme.
"Por, aderimi i saj është bllokuar padrejtësisht për një kohë të gjatë për shkak të kontesteve dypalëshe, duke nxitur frustrimin publik dhe zhgënjimin nga BE-ja," tha Vajci në deklaratën.
Ai thekson se Raporti thekson se zgjerimi duhet të jetë proces i bazuar në meritë, bazuar në kriteret e Kopenhagës, dhe i bën thirrje vendit të zbatojë reformat e nevojshme.
"U bëj thirrje të gjitha partive politike në Maqedoninë e Veriut të angazhohen në një dialog konstruktiv për të arritur konsensusin e nevojshëm, i cili do të forconte karakterin multietnik të vendit dhe do të përshpejtonte përparimin në BE," shprehet Vajci.
Ai theksoi se si raportues i BE-së për vendin, ka punuar pa u lodhur për “raport të balancuar dhe të paanshëm për progresin demokratik të këtij vendi”.
"Fatkeqësisht, disa eurodeputetë bullgarë e përdorën raportin për qëllime të brendshme", shtoi Vajci në deklaratën.

Para votimit të dokumentit, u miratuan amendamentet e propozuara nga eurodeputetët Andzhej Halicki në emër të Partisë Popullore Evropiane (PPE), Ketlin Van Brempt në emër të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD) dhe Dan Barna në emër të grupit liberal "Le të Rinovojmë Evropën" (RE), i cili fshiu pjesë të tekstit në Raportin ku përmendet "gjuha dhe identiteti maqedonas".
Me 458 vota "për", 109 "kundër" dhe 118 "abstenime", u miratua amendamenti i tre deputetëve për fshirjen e tekstit “respektimi i plotë i gjuhës dhe identitetit maqedonas” në nenin 3 të Raportit, me 453 vota "për", 120 "kundër" dhe 109 "abstenime", u pranua propozimi për fshirjen e pjesës hyrëse të nenit 7, i cili thotë “Riafirmon rëndësinë e njohjes dhe respektimit të qartë të gjuhës dhe identitetit maqedonas si pjesë përbërëse e trashëgimisë dhe rendit kushtetues të kombit, por edhe të vlerave evropiane, vëren se institucionet evropiane, në raportet e vendit dhe dokumentet zyrtare, në mënyrë të përsëritur i referohen gjuhës maqedonase në përputhje me njohjen ndërkombëtare dhe zbatimin e Marrëveshjes së
Prespës...”, ndërsa me 470 vota "për", 86 "kundër" dhe 130 "abstenime", u miratua edhe amendamenrti, duke fshirë pikën L në të cilën duhej të thuhet “Duke marrë parasysh se BE ka treguar në mënyrë të përsëritur njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas”.
Me 562 vota "për", 62 "kundër" dhe 60 "abstenime", u miratua amendamenti i deputetit grek Konstantinos Arvanitis, me të cilin në nenin 68 pas fjalëve “korridori hekurudhor 8” shtohet "edhe 10". Me 541 vota "për", 97 "kundër" dhe 82 "abstenime", u pranua edhe amendamenti i deputetit të njëjtë, me të cilin në nenin 76 pas fjalëve “ndërtimi i Korridorit 8”. shtohet “edhe Korridorit 10”.
Eurodeputetët gjithashtu pranuan edhe amendamentin nga deputeti slloven Matej Tonin nga PE, ku në nenin 56 fjalët “rolet e Hungarisë dhe Serbisë” zëvendësohen me “rolet e qeverisë hungareze dhe qeverisë serbe”, ndërsa fjalët “kredia nga Hungaria” zëvendësohen me “kredinë nga banka hungareze Eksimbank”.
Amendamentet e mbetura në Raportin e Vajcit u refuzuan nga shumica e deputetëve.
Foto: Skrinshot