• e premte, 22 nëntor 2024

Miratohet Raporti i BP-së për menaxhim dhe investim të rezervave devizore në tremujorin e dytë

Miratohet Raporti i BP-së për menaxhim dhe investim të rezervave devizore në tremujorin e dytë

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Rezervat devizore shënuan rritje në tremujorin e dytë të vitit 2024 dhe në fund të qershorit ishin 4.338 milionë euro. Një pjesë e rritjes së rezervave devizore është reflektim i lëvizjeve të volitshme në tregun devizor dhe intervenimet e Bankës popullore me blerje të devizave, të cilat u zhvilluan edhe gjatë tremujorit të tretë, kumtoi Banka popullore, Këshilli i së cilës dje e miratoi Raportin për menaxhim dhe investim të rezervave devizore në tremujorin e dytë të vitit.

Menaxhimi me rezervat devizore, thanë nga Banka qendrore, ishte në pajtim me dedikimin e tyre themelore gjatë zbatimit të politikës montare, mbështetjes së satbilitetit të kursit devizor të denarit në raport me euron dhe mirëmbajtjen e likuiditetit rrjedhës për kryerje të rregullt të obligimeve të shtetit ndaj jashtë. Në pajtim me parimin  e sigurisë, gjatë ndryshimit më të dukshëm të tregjeve financiare, ishin rritur investimet më të përfaq2ësuara në bono shtetërore të dhëna nag vende anëtare të eurozonës me rejting më të lartë krediror, mes të cilave edhe bonot e gjelbra shtetërore, në përputhje me angazhimin për investim të qëndrueshëm.

Duke e pasur parasysh kornizën e caktuar investuese, pjesa më e madhe e rezervave devizore në fund të qershorit janë ndarë në letra me vlerë (60,1%), pas çka pasojnë valutat dhe depozitet (28,8%) dhe ari monetar me 11,1%. Rezervat devizore në vendet e eurozonës edhe më tej kanë prëfaqësim më të lartë në shpërndarjen gjeografike të rezervave devizore, ndërsa nga aspekti i strukturës valutore mbisundojnë plasmanet në euro, në pajtim me zbatimin e strategjisë monetare dhe synimin e kursit nominal  devizor të denarit në raport me euron.

Në mbledhjen e Këshillit të bankës popullore u sollën edhe disa akte me të cialt bëhet harmonizimi me ndryshimet më të reja në rregullativën ligjore lidhur me punën e Bankës popullore. Këshilli, gjithashtu, i shqyrtoi dhe miratoi raportet financiarre gjysmëvjeçare. ab/

foto: BP 

QËNDRONI TË LIDHUR