• e hënë, 23 dhjetor 2024

Miratohet Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2023 në vlerë prej 1.3 miliardë denarë

Miratohet  Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2023 në vlerë prej 1.3 miliardë denarë

Shkup, 21 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e miratoi Programin për përkrahje financiare të zhvillimit rural për vitin 2023, me një vlerë të përgjithshme prej 1.3 miliardë denarë, të propozuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Nga Ministria theksojnë se Programi për mbështetjen e zhvillimit rural po shndërrohet në një program investimi me të cilin ndihmohet zhvillimi dhe modernizimi i bujqësisë vendase, zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në fshatra. 

"Bujqit nëpërmjet masës së re për mbështetjen e një plani biznesi në bujqësi, marrin mundësi me thirrje publike i hapur gjatë gjithë vitit vetë të zgjedhin për çfarë investimi do të aplikojnë.  Përmes kësaj mase vëmë në dispozicion një grant të pakthyeshëm deri në 10.000 euro për modernizimin dhe zhvillimin e bujqësisë së Maqedonisë së Veriut.   Vazhdojmë me mbështetjen për bujqit e rinj që duan të fillojnë  me veprimari bujqësore përmes grantit prej 10,.00 euro i cili mund të paguhet  në avancë  deri në 40 për qind, si një mbështetje financiare e pakthyeshme për fillimin e një veprimtari  bujqësore për bujqit e rinj, të cilët për herë të parë fillojnë të merren me veprimtari bujqësore  përmes marrkes së ekonomisë ekzistuese bujqësore ose duke krijuar një ekonomi të re bujqësore", njoftojnë nga MBPEU.

 Me masën mbështetje për nxitjen e prodhimit bujqësor, nga MBPEU sigurojnë grant deri në 20.000 euro si ndihmë financiare e pakthyeshme me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë së veprimtarisë bujqësore të ekonomive bujqësore familjare.

Vazhdon edhe mbështetja për gratë rurale të regjistruara në RVEB, përmes masës për të mbështetur një anëtare aktive femër në një familje bujqësore, e cila ofron mbështetje granti deri në 6.000 euro si mbështetje financiare e pakthyeshme për investime që do të kontribuojnë në zhvillimin e mjediseve rurale.

Programi për mbështetjen financiare të zhvillimit rural  siguron mbështetje për trajnimin dhe informimin e prodhuesve bujqësorë, përforcim të bashkëpunimit të tyre dhe inkurajim për bashkimin ekonomik të ekonomive bujqësore përmes zhvillimit dhe mbështetjes së kooperativave bujqësore.

Programi për zhvillim rural siguron edhe mbështetje për promovimin ndërkombëtar të prodhimeve bujqësore të Maqedonisë së Veriut përmes pjesëmarrjes në panaire dhe ngjarje promovuese me qëllim të hapjes së tregjeve të reja për plasman të produkteve bujqësore vendore.

Nga atje theksojnë se janë siguruar fonde për realizimin pa probleme të aktiviteteve të Rrjetit Kombëtar Rural, i cili është një platformë e re, një mjet informimi i modelit evropian  për informim që në një vend u ofron bujqve informacione për të gjitha masat dhe aktivitetet të cilat i vihen në dispozicion. ar/

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR