• e hënë, 23 dhjetor 2024

Miratohet Programi i ndërhyrjes për mbështetje në bujqësi për vitin 2024

Miratohet Programi i ndërhyrjes për mbështetje në bujqësi për vitin 2024

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), Qeveria në sencën e sotme e miratoi Programin e ndërhyrjes për mbështetje në bujqësi për këtë vit, në të cilin janë krijuar dy masa për mbështetje të bujqve.

Siç bënë të ditur nga Ministria, masa e parë është mbështetje financiare për fara luledielli të dorëzuara në kapacitete të regjistruara për blerje drejtpërdrejtë ose përmes një blerësi, ku ekonomitë bujqësore do të mbështeten me pesë denarë për fara luledielli të dorëzuara ta blerësit e regjistruar. 

Masa e dytë është mbështetje financiare për rrush të blerë për verë dhe të prodhuar nga të mbjellat nga ana e prodhuesve të regjistruar të verës të cilët njëkohësisht janë blerës të regjistruar të rrushit të verës dhe e kanë përpunuar në kapacitetet e veta për prodhimtari të verës, ku mbështetja është një denar për një kilogram rrush të blerë të verës si dhe të prodhuar nga të mbjellat nga rekolta e vitit 2023 me vlerë maksimale për shfrytëzues për këtë nënmasë është 6.000.000 denarë. 

"Gjithashtu, gjatë vitit do të krijohen masa për mbështetje financiare në prodhimtarinë blegtorale edhe atë në atë pjesë ku do të nevojitet ndërhyrje që të ulen humbjet nga puna e ekonomive bujqësore", njoftuan nga Ministria. 

Programi i ndërhyrjes është program i hapur përmes të cilit mund të krijohen masa për mbështetje të çdo bujku, gjithnjë kur do të ketë nevojë për këtë. fc/

Fotografia: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR