Miratohet plani i punës i Klubit të deputeteve për vitin 2025
- Kryesia e Klubit të deputeteve dje ka mbajtur mbledhjen e parë ku u shqyrtua dhe u miratua njëzëri Plani i punës së Klubit të deputeteve për vitin 2025.
- Post By Fami Bajrami
- 10:51, 14 shkurt, 2025

Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA)- Kryesia e Klubit të deputeteve dje ka mbajtur mbledhjen e parë ku u shqyrtua dhe u miratua njëzëri Plani i punës së Klubit të deputeteve për vitin 2025.
Siç informojnë nga Pres shërbimi i Kuvendit në mbledhje u diskutuan dhe u ndanë propozimet për përgatitjen e seancës plenare me rastin e 8 Marsit - Ditës ndërkombëtare të gruas e cila organizohet nga Kuvendi gjatë dy viteve të fundit.
Konkluzioni i Kryesisë së Klubit të deputeteve është që më 7 mars (e premte) të organizohet seanca plenare dhe ky propozim do t'i dërgohet Kryesisë së Kuvendit.
Foto: Kuvendi i RMV-së