• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Miratohet kontraktimi i marrëveshjes për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 d

Miratohet kontraktimi i marrëveshjes për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 d
Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme miratoi kontraktimin e marrëveshjes për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 d. 
 
"Qeveria, me propozimin e Komitetit për negociata për kontraktimin e Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 (akset: Tetovë-Gostivar- Bukojçan dhe Projekti për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafthanë) dhe Korridorit 10d (akset e autostadës Prilep-Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, miratoi kontraktimin e marrëveshjes me partnerin e zgjedhur strategjik, konsorciumin Bechtel dhe Enka, të planifikuara për nesër. Me këtë do të mundësohet fillimi i ndërtimit të këtyre projekteve të rëndësishme dhe realizimi i këtij përcaktimi strategjik shumëvjeçar për lidhje infrastrukturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rajonin, me çka do të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit", thuhet në shërbimin për shtyp të qeverisë. qa/shk/
 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR