• e hënë, 23 dhjetor 2024

Miratohen nominimet e Shefçoviçit për nënkryetar ekzekutiv të KE-së dhe Hukstrës për eurokomisar të klimës

Miratohen nominimet e Shefçoviçit për nënkryetar ekzekutiv të KE-së dhe Hukstrës për eurokomisar të klimës

Bruksel, 4 tetor 2023 (MIA) - Katër grupet kryesore partiake në Parlamentin  Evropian mbështetën nominimet e Komisionit Evropian për marrëdhënie ndërinstitucionale Marosh Shefçoviq për nënkyetar ekzekutiv të KE-së për Marrëveshjen e gjelbër evropiane dhe ish ministrit holandez të Punëve të Jashtme Volke Hukstra për eurokomisar të ri për aktivitete klimatike. 

Siç ka informuar paradite kryetari i Komisionit për mjedisin jetësor, shëndet publik dhe siguri ushqimore në Parlamentin Evropian, Paskal Kanfin vendimi është marr pasi përgjigjet shtesë të dy kandidatëve kanë dhënë" qartësinë e nevojshme për çështjet kyçe".

Prandaj, këtë mëngjes, në kishim shumicën prej dy të tretave, deklaroi Kanfin duke paralajmëruar se tani për mbështetje për kandidaturat e tyre eurodeputetët do të duhet zyrtarisht të votojnë në seancën plenare gjatë ditës së nesërme.

Siç ka raportuar korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, për mbështetjen e nominimit të Shefçoviqit dhe Hukstrës janë prononcuar Partia Popullore Evropiane, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, Rindërtimi i Evropës dhe Të Gjelbrit, ndërsa kundër kanë qenë përfaqësuesit e grupit E Majta, Konservatorët evropian dhe reformistët dhe ekstremit të djathtë.

Vendimi i sotëm vjen pasi gjatë votimit të mbrëmshëm në Komitetin për Mjedis Jetësor, Shëndetit Publik dhe Sigurinë e Ushqimit, Shefçoviq dhe Hukstra nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme prej dy të tretave të anëtarëve të tyre. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR