• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Miratohen ndryshimet e Ligjit për shtetësi, shqiptarët nga RMV-ja dhe Kosova nuk do të japin provim për gjuhë shqipe dhe histori

Miratohen ndryshimet e Ligjit për shtetësi, shqiptarët nga RMV-ja dhe Kosova nuk do të japin provim për gjuhë shqipe dhe histori

 

Tiranë, 22 shtator 2023 (MIA) - Kuvendi i Shqipërisë me 97 vota “pro” nga 84 të nevojshme, miratoi ndryshimet në Ligjin për shtetësinë, me të cilin ndër të tjera shqiptarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova nuk do të japë provim për njohjen e gjuhës shqipe dhe të historisë.

Këto dy ndryshime ishin shtesl e atyre tashmë të propozuara nga qeveria, të cilat i kërkoi ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla.

"Qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku shqipja është gjuha zyrtare, flasin gjuhën si ne dhe e njohin historinë tonë po aq mirë sa ne, kështu që ata nuk duhet t'i nënshtrohen testit të gjuhës apo historisë. Në këtë këndvështrim do të bëhet përjashtim për vendet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare", tha Balla.

Me ndryshimet është parashikuar heqja edhe e kritereve të tjera për marrjen shtetësisë.

"Nga të huajt më nuk do të kërkohet të njohin gjuhën shqipe për të marrë nënshtetësinë shqiptare nëse ju lind një fëmijë gjatë qëndrimit të tyre të rregullt në vend. Në nenin 1 nga propozim-ligji, shtetësi shqiptare mund të marrin menjëherë fëmijët e të huajve të lindur në këtë vend nëse për këtë pëlqim japin të dy prindërit, edhe pse kanë shtetësi të tjera, të cilët në mënyrë legale kanë qëndruar në territorin e Shqipërisë. Me ligjin e mëparshëm të drejtën e shtetësisë e merrnin me mbushjen e 18 vjeçëve, këto janë pjesë e ndryshimeve.

Të drejtën e nënshtetësisë shqiptare mund ta marrin edhe prindërit e një fëmije të lindur në Shqipëri nëse kanë jetuar në vazhdimësi në territorin e vendit prej të paktën tre vjetësh, pavarësisht nëse e njohin apo jo gjuhën shqipe.

I huaji, fëmija i mitur i të cilit ka nënshtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për marrjen e shtetësisë me natyralizim, edhe pse nuk plotëson kërkesat për njohjen e gjuhës shqipe, nëse ka banuar ligjërisht dhe vazhdimisht në territorin e Republikës së Shqipërisë për të paktën tre vjet.

Nënshtetësia do të merret edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar ose interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit. ls/

Foto: Parlamenti i Shqipërisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR