• e hënë, 23 dhjetor 2024

Miratohen 100 milionë denarë shtesë për ilaçin Trikafta

Miratohen 100 milionë denarë shtesë për ilaçin Trikafta

Shkup, 22 nëntor 2023 (MIA) - Janë miratuar 100 milionë denarë shtesë për sigurimin e ilaçit “Kaftrio” në kombinim me “Kalydeco” për pacientët shtesë me fibrozë cistike, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, siç theksohet, ka marrë miratimin nga Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Byroja e Prokurimit Publik për të kryer një procedurë urgjente me negociata të drejtpërdrejta me distributorin e autorizuar të Verteks.

Nga Klinika e Fëmijëve, e cila duhet të prokurojë ilaçin, theksojnë se më 21 nëntor është nënshkruar kontrata mes drejtorëve të Klinikës dhe "Alkaloid Kona", ndërsa e gjithë sasia e ilaçit pritet të dorëzohet në gjysmën e parë të dhjetorit këte vit.

"Me 102 regjime terapie, 12 pacientët aktualë që tashmë e marrin ilaçin do të mbulohen edhe për dy muaj (deri në prill 2024), por ilaç do të ketë edhe për pacientë shtesë që plotësojnë kriteret për "Kaftrio" në kombinim me “Kalydeco”, kumtuan nga Klinika.

Nga Ministria e Shëndetësisë kujtojnë se në vitin 2003 me një buxhet të kushtëzuar të Klinikës për sëmundje të fëmijëve është siguruar dhe ka filluar terapia te 12 pacientë me fibrozë cistike. Tetë prej këtyre pacientëve që kanë filluar terapinë janë ndjekur në këtë institucion publik shëndetësor, ndërsa katër të tjerë që kanë filluar terapinë ndiqen në Klinikën për pulmo-alergologji. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR