• e diel, 22 dhjetor 2024

Miratimin e Rregullores së re të Kuvendit, deputetët do ta festojnë në shtëpinë e Zhan Mone në Paris

Miratimin e  Rregullores së re të Kuvendit, deputetët do ta festojnë në shtëpinë e Zhan Mone në Paris

 Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Procesi "Zhan Mone", në kuadër të të cilit u zhvilluan bisedimet për Rregulloren e re të Kuvendit, që u miratua javën e kaluar, do të finalizohet në Paris me një takim në të cilin do të marrin pjesë deputetët të Maqedonisë së Veriut, nëpunës që morën pjesë në përgatitjen e saj dhe disa eurodeputetë, me ndërmjetësimin e të cilëve u zhvilluan bisedimet.

 Takimi do të mbahet më 8 dhe 9 dhjetor në shtëpinë e Zhan Monesë në Paris, që konsiderohet si një nga themeluesit e Bashkimit Evropian.

Bisedimet për Rregulloren e re të Kuvendit filluan në përbërjen e kaluar parlamentare dhe në të morën pjesë disa deputetë nga partitë parlamentare, si dhe eurodeputetët Ilhan Qyçuk, i cili është raportues për Maqedoninë e Veriut në PE, Andreas Shider, Marion. Ualsman, Ivo Vajgëll, Eduar Kukan dhe Knut Flekenshtajn.. 

 

Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët theksoi se deputetët evropianë do të dorëzojnë raport në Parlamentin Evropian për bisedimet dhe për miratimin e Rregullores.

 Rregullorja u miratua me votat e të gjitha grupeve të deputetëvenë Kuvend, me përjashtim të dy deputetëve të Partisë së Majtë, ndërsa gjatë seancës parlamentare ndodhi një incident nga ana e deputetit Borisllav Kërmov kur u thye një inventar në tryezën e kryesisë në vlerë prej mbi nëntë mijë euro.

 Xhaferi tha se me Rregulloren e ardhshme ndër të tjera, nuk do të lejohet që seancat e filluara në vitin 2020 të mos përfundojnë në vitin 2023, siç është rasti sot. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit do të duhet të zgjidhet në afat  prej tre ditëve nga konstituimi i Parlamentit të ri. Rregullorja e re parashikon shkurtimin edhe e afateve dhe risive të tjera. Deputetët e së Majtës patën vërejtje se, sipas tyre, me këtë Rregullore krijohet pamundësi për "filibastering".

 

Në takimin me gazetarët, Xhaferi informoi edhe se në shpalljen për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë paraqitur katër kandidatë, si dhe se ligji nuk thotë se partia nga e cila  do të zgjidhet kandidati në momentin kur do të bëhet ajo  duhet të jetë nga opozita. Ai nuk ka dashur t'i komentojë paralajmërimet e Aleancës për  Shqiptarët se edhe ata kanë kandidatin e tyre, duke ia lënë atë, siç tha, partive. Theksoi se nëse konsiderojnë se partive u duhet interpretim të ligjit të kërkojnë interpretimin autentik të tij. Duhet të merret parasysh, shtoi ai, se anëtari i KSHZ-së zgjidhet me shumicë prej dy të tretave, dhe nëse nuk zgjidhet asnjë anëtar, atëherë procedura duhet të përsëritet.

 Lidhur me mundësinë që Boris Kondarko, i cili është anëtar aktual i KSHZ-së, të bëhet anëtar i ri dhe kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalim të  Korrupsionit (KSHPK), për çfarë intervistat kanë përfunduar të shtunën, tha se ata që do të bëjnë përzgjedhjen duhet të mendojë për procedurat që do të përfundojnë deri në fund të shkurtit.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi ka bërë të ditur se më 4 dhjetor fillon diskutimi në komision për propozim-buxhetin për vitin 2024, i cili duhet të përfundojë më 16 dhjetor, ndërsa fillimi i seancës plenare është planifikuar për më 21 apo 22 dhjetor. Është paralajmëruar edhe një rishpërndarje e mjeteve nga Buxheti për këtë vit, ndërsa seanca për këtë do të mbahet më 18, 19 dhe/ose 20 dhjetor. 

Fjalimi vjetor i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, është planifikuar për më 19 dhjetor, ndërsa seanca e fundit parlamentare për këtë vit do të mbahet më 28 dhjetor. 

Foto: MIA/Arkivi i MIA-s/Kuvendi  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR