Mirëserdhët në botën e përrallave – nga zemra e kulturës rome!
- A e dini se romët me rreth 12 milionë banorë, janë pakica më e madhe në Evropë? Ndërsa kultura e tyre – nga muzika dhe vallëzimi, te gjuha dhe magjia narrative – është diçka që me të vërtetë e pasuron thurjen tonë të përbashkët evropiane.
- Post By Fami Bajrami
- 13:06, 17 prill, 2025

Shkup, 17 prill 2025
A e dini se romët me rreth 12 milionë banorë, janë pakica më e madhe në Evropë? Ndërsa kultura e tyre – nga muzika dhe vallëzimi, te gjuha dhe magjia narrative – është diçka që me të vërtetë e pasuron thurjen tonë të përbashkët evropiane.
Me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Rrjeti i Europe House prezanton këtë aktivitet të përbashkët: audio përrallat "Yje të ndritshme – Përralla të treguara nga romët e Evropës" – në dispozicion tani për dëgjim në gjuhën rome, maqedonase dhe shqipe.
Besojmë në respektimin e diversitetit, vlerën e kulturave që ndërtojnë Evropën, dhe sepse duam të mbështesim zërin e atyre që shumë shpesh injorohen – ndërsa kanë kaq shumë për të treguar. Zhytuni më thellë në kulturën e tyre përmes ilustrimeve të shkurtra "Romët në Evropë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut" që i promovuam vitin e kaluar me rastin e Ditës Botërore të Romëve, përmes rrjetit të Europe House.
Gjuha rome është një gjuhë e të folurit të gjallë. Ndërsa dëgjimi i përrallave në gjuhën rome, nuk është vetëm magjike – është një mënyrë për të ruajtur gjuhën, identitetin dhe traditën.
🎧 Gati për një udhëtim të vogël nëpër botën e imagjinatës?
▶️ Dëgjoni përrallat në gjuhën rome
▶️ ... në gjuhën maqedonase
▶️ ...ose shqip
Këtë iniciativë e realizojmë në bashkëpunim me Samoglas– një platformë digjitale për audiolibra, ndërsa libri është krijuar si pjesë e një projekti trevjeçar të mbështetur nga Komisioni Evropian.Teksti i përpunuar nga Shoqata"Jugendstil". Ilustrimet janë nga Petros Filipides, Greqi.
Dëgjoni të paktën një përrallë. Ndaje me dikë. Jepu zë historive që na lidhin.
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.